MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

500 milionë euro investime në bujqësi

25.03.2014

Investimet e Qeverisë së Kosovës në sektorin e bujqësisë në katër vitet e ardhshme do të arrijnë deri në 500 milionë euro. Këto investime do të gjenerojnë rreth 50 mijë vende të reja të punës në zonat rurale dhe ky vendim i kryeministrit Thaçi është bërë i ditur sot, gjatë një takimi të përbashkët me prodhuesit e patates në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë, ku për të diskutuar rreth problemeve me të cilat ballafaqohen fermerët e kësaj ane ishin edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ministri i Financave, Besim Beçaj dhe kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku.

Kryeministri Thaçi, gjatë diskutimeve që pati me fermerët e këtij rajoni, tregoi se bujqësia dhe agrobiznesi do të jenë prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës në katër vitet e ardhshme. "Sot kam përgjegjësinë që t'ua bëj të njohur vendimin tonë, pra vendimin e Qeverisë së Kosovës, që në katër vitet e ardhshme të investojmë 500 milionë euro në sektorin e bujqësisë dhe të krijojmë 50 mijë vende të reja pune. Pra, e ritheksoj se bujqësia dhe agrobiznesi do të jenë prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës", ka thënë kryeministri Thaçi. Krahas këtij vendimi, i cili do të realizohet në katër vitet e ardhshme, kryeministri ua ka prezantuar fermerëve edhe lehtësimet tjera, të cilat do të bëhen gjatë këtij viti për fermerët vendorë. "Për t'ju nxitur në punën tuaj të përditshme në sektorin e bujqësisë, ne kemi vendosur që edhe fermerët që mbjellin speca, domate, shalqinj, patate dhe tranguj t'i subvencionojmë nga muaji maj me nga 300 euro për një hektar të mbjellë me këto kultura bujqësore", ka thënë kreu i Qeverisë.

500 milione euro investime ne bujqesi

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tregoi se gjatë këtyre viteve kanë mbështetur në forma të ndryshme prodhuesit bujqësorë, në mënyrë që ta revitalizojnë sektorin e bujqësisë. "Ne kemi arritur të rrisim edhe buxhetin për sektorin e bujqësisë dhe përmes përkrahjes financiare që kemi dhënë gjatë këtyre viteve, kemi arritur që të rivitalizojmë këtë sektor dhe t'ia kthejmë rëndësinë dhe trajtimin që duhet të ketë nga institucionet dhe nga vet shoqëria. Tash kjo mbështetje do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej, duke iu ofruar fermerëve pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqet e mbjella, si dhe shumë projekte tjera madhor për zhvillimin e veprimtarive të tyre", ka thënë ministri Stavileci.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë ka filluar nga ky vit t'i përkrah të gjitha kulturat perimore, duke përfshirë edhe pataten.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30