MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

2137 fermerë aplikojnë për grante në Ministrinë e Bujqësisë

14.04.2015

Prishtinë, 14 prill 2015 - Është mbyllur të premten afati i aplikimit për projekte zhvillimore/ grante nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe numri i përgjithshëm i aplikimeve është 2137.

Nga numri i përgjithshëm, aplikimi nëpër regjione është si me poshtë:
Prishtina: 562
Prizreni: 535
Mitrovica: 282
Peja: 251
Ferizaj: 188
Gjilani: 186
Gjakova: 133

Buxheti total që do të jepet për grante sivjet është planifikuar 20 milionë euro. Në Masën 101 – investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore janë planifikuar 11 milionë euro. Në Masën 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, janë planifikuar 5 milionë euro. Në Masën 302 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve janë planifikuar  1.5 milionë euro. Ndërkaq në Masën e Ujitjes së tokave bujqësore janë planifikuar 2 milionë euro.

Nga java e ardhshme, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të fillojë me vlerësimin e projekteve, bazuar edhe në kriteret e publikuara para dy muajve, e që janë edhe tani publike në uebfaqen e ministrisë. MBZHR-ja do të informojë fermerët për hapat e tjerë që do të ndërmarrë.

Ndryshe, aplikimi për skemën e pagesave direkte/ subvencioneve, me kërkesë edhe të fermerëve dhe drejtorive komunale, është zgjatur deri më 20 prill 2015.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31