MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Prezantohet metodologjia për lansimin e ciklit të tretë të Inventarizimit Kombëtar të Pyjeve në Kosovë 2024-2025

22.11.2024

Prishtinë, 22 Nëntor 2024 - Agjencia Pyjore e Kosovës e ka prezantuar metodologjinë e propozuar për realizimin e ciklit të tretë të Inventarizimit Kombëtar të Pyjeve në Kosovë (IKP), që do të zhvillohet gjatë periudhës kohore 2024-2025. Ky aktivitet po mbështetet nga programi “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, dhe zbatuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara - FAO.

Invetarizimi i tretë i pyjeve pason ciklet e mëparshme që janë realizuar në vitet 2002 dhe 2012 dhe synon të paraqesë gjendjen dhe fuqizojë rolin e pyjeve si një burim i rëndësishëm natyror dhe ekonomik për Kosovën. IKP do të sigurojë të dhëna të sakta mbi gjendjen aktuale të resurseve pyjore të Kosovës. Ky inventarizim do të luaj një rol të rëndësishëm në krijimin e politikave dhe strategjive për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në të ardhmen.

Gjatë prezantimit të metodologjisë dhe ceremonisë lansuese,që u mbajt në Parkun Kombëtar “Blinaja”, përfaqësues të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë ëmirëpritën realizimin e këtij aktiviteti dhe theksuan rëndësinë e këtij procesi për krijimin e një baze me të dhëna të sakta që do jetë i favorshëm për sektorin pyjor në Kosovë.

Udhtruesi i detyrës së Kryeshefit të APK-së, Fidan Dema, ka thënë se me këtë projekt synohet të realizohet një inventar i detajuar dhe i saktë i pyjeve të Kosovës.

“Ky inventar do të përfshijë të dhëna për llojet e drurëve, sipërfaqet e mbuluara me pyje, gjendjen e pasurive pyjore, dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin dhe ruajtjen e këtyre resurseve. Po ashtu, përmes inventarizimit do të identifikohen faktorët që ndikojnë në dëmtimin e pyjeve, si prerjet ilegale, zjarret, erozioni, dhe prania e biodiversitetit”, tha Dema, duke shtuar që ky proces është po ashtu i rëndësishëm edhe për të rritur kapacitetet e Agjencisë për menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve.

Fatos Mulla, zyrtar i programit në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, theksoi rëndësinë e realizimit të inventarizimit të pyjeve përmes së cilit do të mund të adresohen disa prej sfidave me të cilat vazhdon të përballet sektori i pylltarisë.

Sipas z Mulla, Sektori i pylltarisë në Kosovë “ka mungesa të financimit të qëndrueshëm, mungesa e profesionistëve të kualifikuar dhe njohja e pamjaftueshme e rolit të tij ekonomik dhe mjedisor. Investimet e bëra nga Suedia kanë mbështetur zhvillimin, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar qëndrueshmërinë”.

Ndërsa Naser Krasniqi, udhëheqës vendor i ekipit të FAO-së, tha që përmes këtij aktiviteti do të sigurohet një pasqyrë reale e gjendjes së resurseve pyjore duke ofruar informacione të mjaftueshme dhe të sakta për hartimin e politikave dhe strategjive si dhe projeksioneve për menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve pyjore në të ardhmen.

Metodologjia e propozuar për realizimin e Inventarizimit Kombëtar të Pyjeve do të mbështetet përmes platformës digjitale “Open FORIS Arena”, e cila mundëson grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave në kohë reale. Kjo u prezantua nga specialisti i FAO-s për Inventarizimin e Pyjeve, z. Mondal Falgoonee Kumar, i cili solli eksperiencat ndërkombëtare nga vendet që tashmë kanë implementuar këtë platformë.

Hapja zyrtare e punimeve në terren, filloi në Blinajë, ku ekipet e përzgjedhura ju nënshtruan trajnimeve dhe demonstrimeve për nisjen e procesit të matjeve për inventarizimin e pyjeve. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31