Departamenti i shërbimeve këshillimore dhe teknike
Përshkrimi i detyrave të punës për Departamentin e Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike (DSHK&T):
- Organizimi, koordinimi dhe zbatimi i të gjitha aktiviteteve të shërbimeve këshilluese në nivel të Republikës së Kosovës;
- Koordinimi, organizimi dhe përkrahja e qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;
- Përkrahje e këshilltarëve komunal në fushat e specializuara në blegtori, prodhimtari bimore, çështjet ligjore, barazi gjinore, çështjet sociale dhe zhvillim rural;
- Hartimi i programeve dhe planeve vjetore, si dhe planeve afat - mesme për shërbimet këshilluese, duke bashkëpunuar me përfaqësuesit e të gjitha qendrave informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;
- Përgatitja e materialeve për ekstension, praktikave të mira këshilluese, broshura, fletëpalosje, mesazhe, si dhe përhapjen e tyre përmes qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;
- Përkrahje e zbatimit të programeve për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe pagesat direkte duke ofruar konsultime dhe përhapë të gjitha informacionet për programe për mënyrën e zbatimit;
- Përkrahje e fermerëve me trajnime në fushat e specializuara në blegtori, prodhimtari bimore, çështje ligjore, barazi gjinore dhe zhvillim rural;
- Trajnimi i këshilltarëve në nivel komunal dhe qendror – fushat e përgjithshme dhe të specializuara (prodhimin e bimëve, mbarështimi i kafshëve, ekonomisë, marketingu, etj.);
- Trajnimi i metodave speciale dhe mjeteve komunikuese për ofrimin e këshillave;
- Organizimi i vizitave studimore brenda Kosovës dhe jashtë saj për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përvojat e fituara;
- Organizmi dhe mbajta e seminareve, demonstrimet, ekspozitat bujqësore, etj;
- Propozimi i politikave për shërbimet këshilluese duke marr parasysh planin kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural dhe kërkesat e fermerëve dhe komunitetit;
- Hartimi i planit vjetor, afat mesëm dhe afatgjatë për shërbimin këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural.
- Udhëheqësi i Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
Kontakti:
Hysni Thaçi – Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Këshillimore e Teknike
Email: [email protected];
Tel: +383(0)38/211-603
Divizioni i Shërbimeve Teknike:
Hasan Sejfijaj – Udhëheqës i Divizionit të Këshillave Teknike
Email: [email protected];
Divizioni i Shërbimeve Fushore të Ekstenzionit:
Bekim Cikaqi – Udhëheqës i Divizionit të Shërbimeve Fushore të Ekstensionit
Email: [email protected]
Divizioni për Informim, Bashkëpunim, Monitorim dhe Trajnim:
Tahir Halitaj - Udhëheqës i Divizionit për Informim, Bashkëpunim, Monitorim e Trajnim
Email: [email protected];