Sot prezantohen rezultatet e projektit Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde
11.08.2015Të nderuar gazetarë,
Ju njoftojmë se sot ( e martë, 11 gusht), duke filluar nga ora 11:00, në hotelin “Emerald”, në Prishtinë, udhëheqësit e Agjencionit Pyjor të Kosovës do të prezantojnë rezultatet e projektit “Trajtimi i pyjeve cungishte me standarde", i cili është financuar nga UNDP-ja me seli në Turqi, nëpërmjet ekspertëve pyjor të këtij shteti. Gjatë këtij prezantimi të pranishëm do të jenë edhe udhëheqësit e Agjencionit Pyjor të Turqisë dhe ata të Kosovës.