Njoftim për media
25.08.2015Ju njoftojmë se nesër (26 gusht), ora 13:00, në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, ministri i Ambientit, Ferid Agani, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, përfaqësues të GIZ-it gjerman, si dhe drejtues të komunës së Dragashit do të bëjnë dorëzimin e teknologjisë së re për prodhimin e djathit tek blegtorët përfitues në kuadër të projektit “Konkurrueshmëria e sektorit privat në zonat rurale”, projekt ky i mbështetur nga MBPZhR-ja, MMPH-ja dhe GIZ-i gjerman.
Ndryshe, në kuadër të këtij projekti blegtorët kanë përfituar një djathore fikse dhe tri djathore lëvizëse për prodhimin e djathit te Sharrit që do të shfrytëzohen gjatë sezonit veror në kullosat e bjeshkëve në parkun nacional “Sharri”.
Mirëpresim ekipet tuaja.