Ministri Krasniqi takon sot homologun nga Shqipëria, Edmond Panariti
30.09.2015Ju njoftojmë se sot (30 shtator 2015), në ora 11:15, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të pres në një takim Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti. Pas takimit, në objektin e MBPZhR-së, të dy ministrat do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.
Ftoheni të përcillni këtë aktivitet!