Agjencia e Pyjeve të Kosovës
RRETH AGJENCISË SË PYJEVE TË KOSOVËS
APK-ja është përgjegjëse për çështjet e ndërlidhura me rregullimin e pyjeve dhe tokave pyjore, administrimin dhe menaxhimin e tokave pyjore publike dhe pyjeve në Parqet Nacionale në Kosovë, përveç atyre çështjeve që ligji në mënyrë të veçantë i cakton ndonjë autoritet tjetër të Qeverisë.
PËRGJEGJËSITË
- Implementon legjislacionin pyjor dhe UA të ndërlidhura me admin istrimin e pyjeve dhe tokave pyjore.
- Përmes inventarizimit, përcjell zhvillim e resurseve pyjore në Kosovë.
- Shqyrton kërkesat e paraqitura për dhënien e lejeve për prerjet dru-sore dhe jodrusore lëshon leje në pajtim me dispozitat në fuqi.
- Lëshon lejet për prerje,zgjedh dhe shënon trungjet për prerje, pranon punët e kryera dhe lëshon leje për transportin e drunjëve.
- Lëshon leje për vjelje të prodhimeve jodrusore.
- Kontrollon vendet e prerjes, deponimit, përpunimit si dhe transportin e masës drusore.
- Mbikëqyr dhe përcjell punët e prerjes dhe silvikulturës, për të siguruar përmbushjen e kërkesave të kontratës sipas lejeve, planeve vjetore operacionale të menaxhimit me pyje sipas standardeve të punës.