MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi viziton fermat e dëmtuara nga vërshimet

12.01.2016

Prishtinë, 13 janar 2016 –Zëvendësministri i  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ka qëndruar në komunën e  Podujevës, me ç’rast ai ka vizituar fermerët e kësaj ane, të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet e fundit dhe erërat e forta që kanë mbretëruar gjatë ditëve të fundit. Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Januzi është njoftuar më për së afërmi nga fermerët lidhur me dëmet që kanë pësuar në fermat dhe tokat e tyre bujqësore.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë ka kërkuar nga komunat që t’i sjellin raportet me dëmet e shkaktuara në bujqësi që më pas të bëjnë vlerësimet dhe të shohin mundësitë e kompensimit. Disa nga fermat e dëmtuara kanë qenë të ngritura me mbështetjen e MBPZHR-së.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30