MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi viziton bletarët nga Podujeva

25.07.2016

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Vezir Januzi  së bashku me  Kryetarin e  Komunës së Podujevës Agim Veliu   kanë vizituar dy bletarë në fshatin Tërrnavicë, ku zhvilluan vjeljen e parë të mjaltit për këtë sezon.

Zëvendësministri Vezir Januzi, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu    kanë vizituar bletarët Hilmi Syla e Esat Deda në fshatin Tërrnavicë.

Gjatë vizitës te bletari Syla, Januzi edhe njëherë ka konfirmuar gatishmërinë e tij të plotë për kujdes dhe rritje të përkrahjes për fermerët llapjanë në të gjithë sektorët, duke përmendur sektorin e bletarisë në veçanti

“Komuna e Podujevës vitin që shkoi ka ndarë nga 10 shoqëri bletësh për 100 bletarë, por duke parë interesimin e fermerëve që të merren me bletari, kemi vendosur që edhe këtë vit të vazhdojmë me subvencionimin e bletarëve”, tha kryetari Veliu.

Përkrahje për fermerët llapjanë, në emër të MBPZHR-së, ofroi  Januzi i cili tha se Ministria e Bujqësisë për sivjet ka paraparë rritje të subvencionimit për çdo shoqëri bletësh nga 10 në 15 euro.

Ndërsa fermerët Hilmi Syla, e Esat Deda, falënderuan Ministrin për përkrahjen dhe shprehën gatishmëri për rritje të bashkëpunimit dhe shkëmbim të përvojave në mes të bletarëve.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30