MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi takoi kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha

25.05.2016

Prishtinë, 25 maj 2016 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, vizitoi sot kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet mbështetëse të ministrisë.

Zëvendësministri Januzi, theksoi se  mbështetja për bujqësinë po rritet nga viti në vit e me këtë rast ai e njoftoi kryetarin më hollësisht edhe për projektet zhvillimore të kësaj ministrie, në të cilat ai tha se po gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Mitrovicës.

Nga ana e tij, kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se mbështetja e MBPZHR-së po ndikon në rritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore në këtë komunë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30