MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi takoi drejtorin e "ROGER DESCOURS GROUP"

02.08.2017

Prishtinë, 2 gusht - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi priti sot në një takim z. Roger Descours nga Franca. z. Descours është President dhe Drejtor i Përgjithshëm i "ROGER DESCOURS GROUP” njëra ndër kompanitë më të mëdha në Europë për grumbullimin dhe përpunimin e frutave bio.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësit e bashkëpunimit për investimet në ndërtimin e një qendre të grumbullimit (depo), e cila do të siguroj ngrirjen dhe përpunimin e frutave bio për një vit, me ç’rast z. Januzi u premtoj mbështetjen nga Qeveria e Kosovës për bashkëpunim dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investitorët në fushën e bujqësisë.

Zëvendësministri Januzi, e ka njoftuar z. Descours për projektet zhvillimore të MBPZHR-së. Përmes mbështetjes së vazhdueshme të MBPZHR-së, ai tha se fermerët e kanë shënuar rritje rekorde të sipërfaqeve të mbjella me kulturën e mjedrës.

Mbështetja e MBPZHR-së, sipas zëvendësministrit do të rritet në vazhdimësi në vitet e ardhshme, me qëllim të shtimit të mëtejmë të sipërfaqeve të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Nga ana e tij, z. Descours falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe përkrahjen që i ofroi nikoqiri.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31