MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi takoi dekanin e Fakultetit të Bujqësisë, Bedri Dragusha

21.05.2015

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ka vizituar sot Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, me ç’rast është takuar me dekanin e këtij fakulteti, Bedri Dragusha, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në mbarë vendin, si dhe për zhvillimet në këtë fakultet.

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, theksoi se eksperienca e këtij universiteti, ka kontribuar dhe po vazhdon të kontribuojë në avancimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e tij, dekani Bedri Dragusha, shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej më MBPZHR-në, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori, sipas praktikave më të mira evropiane.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31