MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi po qëndron në vizitë zyrtare në Itali

22.09.2016

Prishtinë, shtator 2016 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali.

Gjatë kësaj vizite ai ka takuar përfaqësuesit e sektorit pyjor të këtij shteti, me të cilët kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e pylltarisë, në shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen që institucionet e ndryshme të këtij sektori në Itali mund të japin për sektorin pyjor në Kosovë.

Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga zëvendësministri Januzi është njohur për së afërmi me përvojat e këtij shteti në menaxhimin e pyjeve, ku dhe ka marrë mbështetjen e këtij shteti për bashkëpunim të ardhshëm në sektorin pyjor.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31