MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) z. Vezir Januzi, vizitoi kompaninë për përpunimin e frutave “Frutomania” në Gjilan

27.07.2016

Prishtinë, 27 korrik 2016 – Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) z. Vezir Januzi vizitoi kompaninë për përpunimin e frutave “Frutomania” në Gjilan.

Zv-ministri i MBPZHR-së Januzi, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë në komunën e Gjilanit z. Ramiz Ramadani me bashkëpunëtorë kanë vizituar fermerin Armend Skeja.

Fermeri Skeja është kultivues i mollës, kumbullës, vishnjës dhe mjedrës, ndërsa të mbjella më këto kultura ka një hapësirë prej 200 hektarë në fshatrat Gumnishtë dhe Kravarishtë të komunës së Gjilanit.

Zv-ministri Januzi u shpreh i kënaqur me suksesin e fermerit gjilanas dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të MBPZHR-së për t’i dalë në ndihmë këtij fermeri i cili është kultivues i suksesshëm i këtyre kulturave bujqësore, dhe me produktet e saj, kompania po ofron edhe lëngje të një kualiteti të mirë vendor.

Po ashtu, zv-ministri Januzi prezantoi edhe skemën e subvencionimeve që ofron MBPZHR për kultivuesit kosovarë, gjë e cila po ndikon në rritjen e interesimit të fermerëve kosovarë për t’u marrë me bujqësi dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Përfaqësuesi i kompanisë “Frutomania” e falënderoi zv-ministrin Januzi për vizitën dhe interesin e treguar për t’u dalë në ndihmë kultivuesve vendorë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30