REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Verërat kosovare promovohen në panairin “Viroexpo 2018” në Kroaci

23.02.2018

Prishtinë, 23 shkurt 2018 - Bodrumet e verërave kosovare, po i promovojnë prodhimet e tyre në panairin “Viroexpo 2018”, i cili është duke u mbajtur në Virovitica të Kroacisë, ku përveç Kosovës po marrin pjesë edhe shtete tjera nga rajoni e më gjerë.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive kosovare në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e  prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.
 
Drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në MBPZHR, Bekim Hoxha, i cili është edhe udhëheqës i delegacionit kosovar në këtë panair, tha se bashkëpunimi i Kosovës me Kroacinë dhe me shtetet tjera është shumë i nevojshëm, pasi që sipas tij, përvoja e shteteve të zhvilluara në këtë sektor është e rëndësishme për institucionet vendore, në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit të hovshëm të bujqësisë.
 
Panairin e ka vizituar edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, i cili ka ofruar përkrahjen e tij për agrobizneset kosovare.
 
Ndryshe, në këtë panair, i cili është hapur sot dhe do të mbyllet me 25 shkurt 2018, prodhimet e tyre nga Kosova po i promovojnë bodrumet “Stone Castle”, “Bodrumi i Vjetër”, “Biopak”, “Rahovera” dhe “Muja-Ekovera”.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO