MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Trofeu i gjuetisë i kthehet Kosovës

22.09.2016

Prishtinë, 21 shtator 2016 - Trofeu i Gjahut, me të cilin Kosova në vitin 1970 ishte shpallur kampion bote, tashmë iu është dorëzuar Institucioneve të Kosovës.  Ky trofe, i cili ishte realizuar në pyjet e Strellcit, të Komunës së Deçanit, që nga ajo kohë ishte ruajtur në Muzeun e Gjuetisë së Kroacisë, që në atë kohë ishte pjesë e ish-Jugosllavisë.

Ndërkaq, sot zyrtarisht, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është dorëzuar ky trofe nga delegacioni i Kroacisë, ku pranimin e trofeut e ka bërë zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi, i cili i ka falënderuar zyrtarët shtetëror të këtij shtetit për kthimin e këtij trofeu në vendin e vet.

Me këtë rast, delegacion kroat është takuar edhe me Shoqatën e Gjuetarëve të Kosovës, me ç’rast ata kanë biseduar për çështje që ndërlidhen me këtë sektor, duke u shprehur të gatshëm për bashkëpunime të mëtejmë në këtë fushë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30