MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Publikohen rezultatet preliminare të granteve për ujitje të tokave bujqësore dhe për bletari

15.07.2016

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar sot vlerësimin preliminar edhe për projektet aplikuese në Masen e Ujijtjes së Tokave Bujqësore dhe për nënmasën 302.1 Prodhimi, përpunimi dhe promovimi i mjaltit.

Menjherë pas përfundimit, AZHB i ka publikuar listat e përfituesve të mundshëm në faqen e vet elektronike.

Ndërkaq, vlerësimi për projektet e tjera po vazhdon me intensitet të shtuar dhe në përputhje me kriteret e parapara sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

Në funksion të rritjes se transparencës me fermerët dhe efikasitetit në implementimin e programit, për herë të parë këtë vit, fermerët aplikues po informohen përmes SMS-ve për publikimin e rezultateve të vlerësimeve preliminare dhe po ashtu, ata janë njoftuar edhe me e-mail për aplikacionin e tyre. Në e-mail atyre iu është dërguar vendimi për aplikacionin e tyre e po ashtu edhe poentimi që ata kanë arritur. Kjo gjë e përshpejton procesin e implementimit të programit po ashtu, por më me rendësi e rritë transparencën me fermerët dhe qytetarin.

Për këto nën-masa që janë publikuar vlerësimet, sot hapet edhe periudha për ankesat potenciale në afat prej 15 ditëve, bazuar në nenin 33 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016.

Të gjithë aplikantët kanë të drejtë ankese, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim, drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave, në selinë e AZHB-së.

Gjithashtu, pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe kontrolleve në terren do të përpilohet lista finale e projekteve të miratuara, e cila gjithashtu do të publikohet me kohë.

Listat i gjeni në këtë link: http://www.azhb-ks.net/sq/raportet-e-perzgjedhjes

Me poshtë, ju lutem gjeni edhe disa sqarime të rëndësishme, në lidhje me procesin e deritashëm dhe fazat pasuese, deri në miratimin e listës finale të projekteve të miratuara:

• Lista e publikuar është preliminare dhe nuk është finale. Lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në teren.
• Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
• Në këtë fazë, nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë sektorë. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar me herët.
• Aplikantët që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk i kanë plotësuar kriteret e pranueshmërisë , sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
• Aplikuesit e pakënaqur me rezultatin e vlerësimit kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimeve të AZHB-së.
• Afati i ankesave, në pajtim me nenin 33 të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016 është 15 ditë nga data e publikimit të listës preliminare të përfituesve të mundshëm të PZHR. Ankesat duhet ti drejtohen komisionit për shqyrtimin e ankesave.
• Aplikantët që dëshirojnë të marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB-së, çdo ditë pune, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31