MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Përurohen linjat e reja prodhuese në kooperativën bujqësore në Mamushë

12.05.2016

Prishtinë, 12 maj 2016 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi së bashku me shefin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Christofer Stock, sot kanë përuruar linjat e reja për përpunimin e perimeve në  kooperativën bujqësore në Mamushë, investim ky i mbështetur në kuadër të projektit të granteve "Zhvillimi Ekonomik Bujqësor në Kosovën Jugore", i zbatuar nga IPSIA me OJQ “Anadrini” dhe Komunën e Mamushës.

Zëvendësministri Januzi, duke falënderuar BE-në  për mbështetjen e vazhdueshme, tha se investimet e tilla kanë  një  rëndësi të  madhe për sektorin e bujqësisë  në  vend. Ai po ashtu tregoi se MBPZHR-ja përmes granteve investive ka mbështetur fermerët në  gjithë  vendin për të modernizuar linjat e tyre prodhuese dhe përpunuese në  sektorin e perimeve, e po ashtu edhe në  sektorët tjerë. Zëvendësministri Januzi tregoi se edhe sivjet në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përmes granteve investive do të vazhdojnë mbështetjen e këtij sektori, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe shtimit të cilësisë së prodhimeve vendore.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30