MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministria e Bujqësisë lanson 12 video praktike për këshilla bujqësore

13.05.2016

Prishtinë, 13 maj 2016 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka lansuar sot 12 video praktike për këshilla bujqësore. Videot janë përgatitur për kultura dhe aktivitete të ndryshme bujqësore dhe në to praktikisht jepen këshilla për mënyrat e kultivimit, mbrojtjes apo kujdesit ndaj kafshëve dhe bletëve.

Si projekt është në vazhdën e forcimit të shërbimeve këshilluese në bujqësi, krahas hapjes së ueb faqes për këshilla bujqësore, që është bërë muaj më parë.

Të gjithë fermerët apo të interesuarit për t’u marrë me bujqësi mund t’i gjejnë këto video në kanalin e MBPZHR-së në Youtube, MBPZHR KOSOVO, në faqen www.keshillabujqesore.com, si dhe ne faqen e ministrisë, në linkun: http://mbpzhr-ks.net/sq/video-galeria.

Ministri Memli Krasniqi thotë se këto video do të jenë një mundësi më shumë për fermerët që të marrin këshilla për metodat moderen të aplikimit në bujqësi.

“Krahas trajnimeve të vazhdueshme që mbajmë, vizitave në terren, certifikimit të këshilltarëve bujqësor, botimin e materialeve të ndryshme edukuese këto video do të jenë një mundësi shumë e mirë dhe e thjeshtë për të mësuar më shumë rreth mënyrave të kultivimit dhe mbrojtjes dhe shumëçka tjetër”, ka thënë ai.

Ministri shton se ky nuk është projekti i vetëm dhe se në të ardhmen do të ketë edhe forma të tjera të dhënies së këshillave.

Në këto video flasin këshilltarët dhe ekspertë të Institutit Bujqësor të Kosovës por edhe fermerët. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31