MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo takoi stafin udhëheqës të MBPZHR-së

13.09.2017

Prishtinë, 13 shtator 2017 -  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka mbajtur sot një takim njoftues me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi, Kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Elhami Hajdari dhe atë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, si dhe me drejtorët e departamenteve të ministrisë.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo ka prezantuar para bashkëpunëtorëve të tij të shërbimit civil iniciativën e tij për bashkëpunim, gjithmonë duke pasur në fokus zhvillimin e bujqësisë dhe fermerin si përfitues kryesor.

Me këtë rast, ministri Rikalo ka potencuar se do të japë mbështetjen e tij për të realizuar programet mbështetëse për fermerët, si atë të Pagesave Direkte ashtu edhe atë të Granteve Investive, në përputhje me dokumentet strategjike, të cilat tashmë i ka në dispozicion ministria.

Ai është shprehur i bindur se përmes angazhimit të tij dhe të bashkëpunëtorëve, do të japin një impuls të ri në zhvillimin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në arritjen e rezultateve më të mira në bujqësi, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30