MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo takoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi

12.12.2017

Prishtinë, 12 dhjetor 2017 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi kanë pritur sot në një takim anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, me të cilët kanë diskutuar për zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë për vitin e ardhshëm.

Ministri Rikalo, gjatë këtij takimi i ka informuar ata me projektet zhvillimore të ministrisë, si dhe me planin legjislativ për vitin e ardhshëm, përmes të cilit ai tha se synojnë forcimin e mëtejmë të bujqësisë përmes hartimit të projektligjeve në përputhje edhe me standardet e BE-së.

Me këtë rast, ministri theksoi se do të angazhohen drejt përafrimit të legjislacionit me Acquis Communautaire, ku si MBPZHR ai tha se do të vazhdojnë të zhvillojnë politikat në përputhje me Politikat e Përbashkëta Bujqësore, orientimet dhe prioritetet e Komisionit Evropian.

Nga ana e tyre, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor kanë falënderuar ministrin për bashkëpunimin e tij dhe shprehën gatishmërinë e tyre për avancimin e legjislacionit për bujqësi dhe zhvillim rural.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31