MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo priti ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

06.12.2017

Prishtinë, 06 dhjetor 2017 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe shefin e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Gunther Zimmer.

Gjatë takimit, Ministri Rikalo informoi ambasadorin Pfandler me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.
 
Shefi i Zyrës së Koordinimit ADA, Gunther theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm dhe shprehu shpresën se do të vazhdojë në atë drejtim. Ai i kërkoi Ministrit Rikalo të mbështesë zbatimin e projekteve IPA II.
 
Ministri Rikalo shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin me ADA dhe krahas kësaj edhe interesim për çdo lloj bashkëpunimi nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, kryesisht të arsimit dhe teknologjisë moderne.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31