MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi drejtuesit e Federatës së Gjuetarëve të Kosovës

22.06.2016

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim drejtuesit e Federatës së Gjuetarëve të Kosovës (FGJK). Në këtë takim u diskutua rreth ruajtjes së fondit të kafshëve të egra në Kosovë dhe menaxhimin e përgjithshëm të gjuetisë.

Ministri theksoi se po punohet që të ketë një legjislacion edhe me të qartë sa i përket menaxhimit të gjuetisë dhe kërkoi nga federata që të kenë bashkëpunim me të madh me shoqatat komunale për ruajtjen e fondit të kafshëve të egra. Gjithashtu ministri ofroi përkrahjen e ministrisë për anëtarësimin e Federatës së Gjuetarëve të Kosovës në Konfederatën Botërore të Gjuetisë si dhe në atë evropiane.

Me theks të veçantë u diskutua mundësia e shpalljes së një moratoriumi në gjueti, por ishte dakordim i të dy palëve që kjo të shqyrtohet pas miratimit të ligjit të ri për gjuetinë, i cili veçse është në proces të hartimit.

Gjithashtu temë diskutimi në këtë takim ishte edhe mundësitë e inventarizimit nacional të faunës së egër, si dhe vlerësimi i potencialit për gjueti.

Nga ana tjetër, drejtuesit e FGJK-së falënderuan ministrin për përkrahjen dhe e informuan për procesin e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë dhe planet e tyre për një funksionim edhe me të mirë si federatë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30