MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e Sllovenisë, Miljan Majhen

30.03.2015

Prishtinë, 30 mars 2015  - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilën ka biseduar për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.

Ministri e njoftoi ambasadorin më hollësisht për programet zhvillimore të këtij viti, në kuadër të të cilave ai tha se kanë shtuar masa të shumta përkrahëse për sektorin e  bujqësisë, përmes të cilave synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori në vend.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka falënderuar ambasadorin Majhen për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë. Po ashtu, ministri shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Sllovenisë.

Nga ana e tij, ambasadori Miljan Majhen, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30