MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e ri të Francës, Didier Chabert

20.10.2016

Prishtinë, 20 tetor 2016 –Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Francës në Kosovë.

Ministri Krasniqi falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës nëpër vite në shumë sektorë, e në veçanti në bujqësi. Në këtë drejtim, ministri përmendi edhe pjesëmarrjen e agrobizneseve nga Kosova në Panairin e parë ndërkombëtarë të industrisë së ushqimit "Sial Paris", për çka tha se ishte një tjetër dëshmi e bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe një mundësi më shumë për bizneset nga Kosova që të depërtojnë në tregun evropian.
 
Më tutje, ministri e ka njoftuar ambasadorin edhe për programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe për disa nga prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm.
 
Ministri Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit  mes Kosovës dhe Francës në fushën e bujqësisë, duke ditur faktin se Franca është një prej vendeve lidere në bujqësi.

Nga ana e tij, ambasadori Didier Chabert, konfirmoi gatishmërinë për përkrahje në avancimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30