MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi ambasadoren e Izraelit, Alona Fisher-Kamm

21.12.2016

Prishtinë, 21 dhjetor 2016 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

Ministri Krasniqi e informoi ambasadoren për investimet që janë bërë gjatë viteve të fundit në sektorin e bujqërisë, të cilat ai tha se kanë ndikuar në zhvillimin e hovshëm të këtij sektori në vend. Krahas kësaj, Ministri e njoftoi ambasadoren për programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe për disa nga prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm.

Ministri Krasniqi theksoi nevojën për thellimin  e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, veçanërisht në mes të afaristëve të të dy vendeve tona, duke potencuar se Izraeli mund të japë një mbështetje me përvojat e çmueshme që ka në zhvillimin e bujqësisë, veçanërisht në sektorin e ujitjes.

Në anën tjetër, ambasadorja Alona Fisher-Kamm, e falënderoj Ministrin Krasniqi për vizitën e tij zyrtare në Tel Aviv gjatë këtij viti dhe konfirmoi gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

Me këtë rast, u dakordua që thellimit të bashkëpunimit t’i paraprijë organizimi i një forumi të bizneseve të të dyja vendeve, i cili parashihet të organizohet vitin tjetër në Prishtinë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30