MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi priti në takim Sekretarin për Bujqësi të Iowa-s, Bill Northey

28.06.2017

Prishtinë, 28 qershor 2017 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim, Sekretarin për Bujqësi të shtetit të Iowa-s, Bill Northey.

Ministri Krasniqi e informoi sekretarin Northey me të arriturat e deritanishme në bujqësi por edhe më sfidat që vendi ynë ka në këtë sektor.
 
Ai theksoi progresin e madh që është bërë në vitet e fundit në rritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe zëvendësimin gradual të importit. Gjithsesi, shtoi ministri, mbetet ende shumë punë, që për shumë produkte që mund të prodhohen në Kosovë, të arrihet të plotësohen nevojat e konsumit.

Ministri theksoi se sektorët potencialë në Kosovë janë pemët, perimet, rrushi, bimët mjekuese dhe aromatike si dhe qumështi dhe mishi.

Ai po ashtu e informoi sekretarin Northey me rritjen e eksportit të produkteve bujqësore dhe me një interesim të shtuar të investitorëve të huaj për të investuar në bujqësi në Kosovë.
 
Sfidat kryesore, tha ministri Krasniqi, mbesin mungesa e një sistemi të ujitjes së tokave bujqësore, infrastruktura rurale dhe sipërfaqet e vogla të fermave.
 
Nga ana e tij, sekretari Northey theksoi nevojën që Kosova të investojë në bujqësi, si një sektor potencial për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës. E rëndësishme, në radhë të parë, tha ai, është që produktet nga Kosova të gjejnë treg tek konsumatori vendor, sepse kështu forcohen agro-bizneset.
 
Sekretari Northey do të vazhdojë edhe për dy ditë vizitën në Kosovë. Bashkë më ministrin Krasniqi ata do të vizitojnë disa ferma dhe agrobiznese në vend.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31