MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZhR-ja do të vazhdojë mbështetjen e vreshtarëve dhe verëtarëve

21.01.2016

Prishtinë, 22 janar 2016  -  Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të bujqësisë përmes granteve investive dhe pagesave direkte, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë. Përmes investimeve, kjo ministri synon që të krijoj kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore në vend, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e konkurrencës së prodhimeve vendore me ato të huaja.

Kështu është shprehur sot zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, gjatë vizitës që i ka bërë komunës së Rahovecit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Idriz Vehapi.

Gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Januzi, tha se MBPZHR-ja është duke fuqizuar sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë edhe përmes  granteve investive dhe pagesave direkte, të cilat sipas tij kanë pasur impakt pozitiv në ngritjen dhe zgjerimin e  sipërfaqeve te reja dhe ngritjen e cilësisë së prodhimeve të rrushit. Më këtë rast, ai ka përmendur edhe nënshkrimin e MSA-së, ku ai ka theksuar se me nënshkrimin e saj sektori agrorual në Kosovë do të hyn në një fazë të re të zhvillimit.

“Gjithashtu edhe sektori  i vreshtarisë dhe verëtarisë do të jetë përfitues përmes kthimit më të fuqishëm në tregun evropian si dhe do të përmbushim obligimet qe dalin nga MSA-ja dhe do të  shfrytëzojmë të mirat që sjell kjo marrëveshje me BE-në edhe për sektorin  e vreshtarisë dhe  verëtarisë në Kosovë”, ka thënë zëvendësministri Januzi.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, edhe sivjet, ashtu si edhe viteve të kaluara do t’i mbështes projektet e verëtarëve dhe vreshtarëve përmes granteve investive dhe pagesave direkte.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30