MBPZhR-ja dhe Banka Botërore të gatshme për të vazhduar bashkëpunimin në bujqësi
25.09.2017Prishtinë, 25 shtator 2017 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të këtij sektori.
Ministri Rikalo, me këtë rast falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri me tash në sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme. Ai e njoftoi atë lidhur me prioritetet e tij për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori dhe për investimet, të cilat planifikojnë tââ¬â¢i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të vitit të ardhshëm.
Duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, ministri Rikalo theksoi nevojën që ky bashkëpunim me Bankën Botërore të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend,rritjen e prodhimit dhe motivimin për tââ¬â¢u marrë me bujqësi.
Nga ana tjetër, drejtori i BB-së për Kosovë, Marco Mantovanelli, ka uruar ministrin Rikalo për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, dhe e vlerësoi si të rëndësishëm vazhdimin e realizimit të projekteve të ndryshme për avancimin e mëtejmë të bujqësisë.