MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbështetje për Anamoravën

22.06.2015

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Vezir Jonuzi së bashku Zëvendësministren e Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale znj. Rita Hajzeraj është pritur në një takim pune nga Kryetari i komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri

Kryetari Haziri i ka falënderuar zëvendësminitrat e këtyre dy dikastereve për vizitën dhe për angazhimin e tyre për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit, qoftë në punësim apo në grante dhe subvencione.

“Zëvendësministrat e Januzi e Hajzeraj me këtë vizitë i kanë respektuar qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës, duke vendosur në plan dy çështje themeleore, atë të zbutjes së papunësisë përmes programeve që ka Ministria e Punës e që janë atraktive edhe për ne edhe për njerëzit që mund të përfitojnë në të ardhmen. Me zëvendësministrin e Bujqësisë është diskutuar rreth subvencioneve të bujqësisë, programeve të bujqësisë, ruajtjes së tokës bujqësore dhe ruajtjes së pyjeve si angazhime që do t’i ndërmarrim së bashku me institucionet e qeverisë”,

Zëvendësiministri Ministrisë së i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Vezir Januzi, tha se do të ketë subvencione për bujqit Gjilanas për vitin 2015 për ta zhviluar këtë sektor shumë të rëndësishëm.

“Jemi këtu sot, duke marrë parasyshë që komuna e Gjilanit është një vend agro-rural ku me kryetarin Haziri folëm për disa pika të bashkëpunimit në interesit të përbashkët. Pikë kryesore ishte zhvillimi i bujqësisë në këtë Komunë dhe përkrahja nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Gjilanin për subvencionet që janë të parapara për vitin 2015. Pikë kyqe ishte edhe mbrotja e pyjeve nga prerja ilegale. Poashtu, u bisedua që tu ipet rëdësi prodhimit të kulturës së duhanit, e cila ka qenë atraktive më herët”, tha zëvendësminisri Januzi.

Ndërkohë, kryetari Haziri i ka falënderuar mërgimtarët nga Gjilani, Tahir Shabani dhe Ilir Mustafa për punën që po e bëjnë jashtë vendit në mbështetje të institucioeve të Kosovës, duke dhënë kontribut në në thithjen e investimeve nga jashtë për Gjilanin, sikurse edhe mundësinë e punësimit dhe studimeve për kategoritë e reja.

Zvëndësministrat Januzi dhe Hajzeraj kanë vizituar edhe drejtorinë e Bujqësisë, Qendrën për Punë Sociale dhe institucione të tjera në Gjilan.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30