MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Kultivimi i shpargut sjellë përfitime të mëdha

27.04.2017

Prishtinë, 27 prill 2017 – Përmes ofrimit të këshillave bujqësore, por edhe mbështetjes financiare, pos kulturave tradicionale fermerët vendor kanë filluar të kultivojnë edhe kultura të reja bujqësore, ndër to edhe shpargun (asparagun).
 
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi së bashku me Ambasadorin Amerikan, Greg Delawie, si dhe me përfaqësues të USAID-it për Kosovë vizituan shtandet në sheshin "Nena Terezë" në Prishtinë, në të cilat fermerët po e promovojnë këtë kulturë bujqësore.

Me këtë rast ministri Krasniqi duke uruar fermerët për punën e tyre, theksoi se dita ditës po ka rritje të kultivimit të shpargut në vendin tonë, duke krijuar kështu jo vetëm treg të sigurt për kultivuesit e saj, por gjithashtu edhe përfitime të mëdha për ta. “Duke parë që vendi ynë ofron kushte të përshtatshme klimatike për kultivimin e kësaj kulture me potencial të lartë por edhe mjaft profitabil, falë partneritetit me USAID-in, fillimisht përmes projektit të NOA-s dhe tani me projektin AGRO kemi arritur të ndërtojmë shtigje të reja për fermerët tanë dhe ndër to janë edhe mundësitë që u kemi ofruar fermerëve të kultivimit të shpargut dhe padyshim se ka hapësirë për zgjerim të numrit të ndërmarrësve për t’u marrë me kultivimin e kësaj kulture bujqësore, meqenëse vërtetë është një nga kulturat që sjellë përfitime të mëdha”, tha ai. Asparagusi mbështetet nga MBPZHR përmes subvencioneve, me nga 300 euro për hektar. Në Kosovë llogaritet të jenë rreth 10 hektar të kultivuar me asparagus, dhe përfitimet për fermerët janë mjaftë të volitshme.
 
Ambasadori Delawie theksoi se kultivimi i shpargut është një e arritur e madhe për sektorin e bujqësisë në Kosovë, duke marrë parasysh që vetëm në sezonin e parë të mbjelljes së kësaj kulture, kultivuesit e saj arritën të shesin 2 tonë me shparg (asparag). “Prej atëherë rritja ka qenë me të vërtetë e stërmadhe dhe këtë vit presim që fermerët të shesin më shumë se 25 tonë vetëm në tregun vendor dhe fitimi i kultivuesve do të jetë rreth 80 mijë euro”. Gjithashtu ambasador Delawie tha se ky është vetëm fillimi, ndërsa hapi i ardhshëm është që të bëhemi gati për eksport në tregun evropian.
 
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në partneritet me USAID-in përmes projektit AGRO, në vazhdimësi do të bashkëpunojnë në projekte të shumta për t’u ndihmuar fermerëve vendor në ngritje të kapaciteteve bujqësore.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31