MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ish komisioneri i BE-së për bujqësi premton mbështetje për bujqësinë në Kosovë

01.02.2016

Prishtinë, 01 shkurt 2016  -  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ish komisionerin e Bashkimit Evropian për Bujqësi dhe ish ministër i Bujqësisë së Austrisë, Franz Fischler. Ai shoqërohej edhe nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Ministri Krasniqi e informoi zotin Fischler për politikat programore në bujqësi dhe ndikimin që ato kanë pasur në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi dhe avancimin e bujqësisë si sektor me mjaft potencial.

Ministri theksoi se bujqësia është një prioritet i qeverisë dhe mbështetja është rritur
dukshëm në vitet e fundit, gjë që ka sjellë edhe rritje të prodhimit, duke ndjekur kështu synimin që të zëvendësohet importi dhe të shtohet sa më shumë konsumi i prodhimeve vendore.

Ai theksoi se bujqësia po arrin të kontribuojë mjaft shumë në zbutjen e papunësisë dhe me rritjen e vazhdueshme të buxhetit dhe avancimin e politikave ndikimi i saj në ekonominë e vendit do të jetë edhe më i madh. Ministri tha se ka një interesim mjaft të madh tek të rinjtë dhe të rejat që të merren me bujqësi dhe kjo përben një shpresë se sektori do të zhvillohet. Ministri tha se po punohet që bujqësia të jetë një sektor që afron vendet e Ballkanit dhe bashkë do të punojnë në krijimin e një tregu të përbashkët. Ai deklaroi se është objektiv i vendeve të rajonit që të avancojnë politikat e tyre për bujqësinë konform atyre që janë në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim ai tha se ndihma e zotit Fischler është mjaft e domosdoshme duke ditur karrierën e tij si ministër i bujqësisë dhe për 10 vjet komisioner për bujqësi.

Nga ana e tij, zoti Fischler vlerësoi angazhimin e Qeverisë që këtë potencial që ekziston në bujqësi ta kthejë në vepër. Ai tha se bujqësia është një nga fushat ku Kosova duhet të ketë fokus të madh dhe për këtë ai shtoi se mbështetja e tij nuk do të mungojë, në drejtim të avancimit të politikave dhe proceseve integruese.

Ministri Krasniqi dhe ish komisioneri Fischler u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim në projekte të ndryshme në ndihmë bujqësisë në Kosovë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30