MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Investimet e MBPZHR-së, po modernizojnë fermat blegtorale

02.06.2016

Prishtinë, 02 qershor  2016 – Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndikuar që fermat blegtorale në vend të modernizohen e bashkë me këtë kanë arritur të shtojnë edhe cilësinë e prodhimeve të tyre.

Kështu është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, gjatë vizitës që i bëri dje fermës blegtorale “Mati Com”, në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës, fermë kjo e cila është mbështetur përmes granteve investive të ministrisë.

Zëvendësministri Januzi, me këtë rast ka treguar edhe për zgjerimin e mbështetjes së MBPZHR-së për këtë vit për prodhimin dhe përpunimin e qumështit, për infrastrukturën përcjellëse të këtyre fermave, gjë që sipas tij do të rrisë edhe më tej cilësinë e kësaj prodhimtarie në vend.

Sektori i qumështit, sipas zëvendësministrit Januzi konsiderohet sektor me rëndësi strategjike për ekonomin e vendin dhe se është dhe do të jetë prioritet i politikave zhvillimore të MBPZHR-së. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30