REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Është hapur zyra rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në Mitrovicën e Veriut

03.04.2018

Prishtinë, 3 prill 2018 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton prodhuesit bujqësor individual dhe fermat bujqësore, si dhe të gjithë ata që dëshirojnë të merren me prodhimin bujqësor dhe zhvillimin rural, se në Mitrovicën e Veriut ka filluar punën zyra rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, si dhe zyrat për shërbime këshillimore në komunat Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Zyra Rajonale e AZHB-MBPZHR ndodhet në Rr. “Qika Jovina” nr. 3 (kati II), ndërsa do të vijoj me orar të rregullt të punës nga e hëna deri të premten prej 08:00 deri në orën 16:00.

Në pajtueshmëri me programin e punës së MBPZHR-së për vitin 2018 dhe me qëllim të mbështetjes dhe përmirësimit të prodhimit bujqësor, të gjitha palët e interesuara do të jenë në gjendje të marrin informacion për programin, masat, thirrjet për aplikim, subvencionet e ofruara nga programi, si dhe të gjitha udhëzimet në lidhje me aplikimet dhe dokumentacionin e nevojshëm.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31

KOSOVO IN UNESCO