REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Certifikohen 22 ekspertë të sigurisë ushqimore

07.12.2017

Prishtinë, 07 dhjetor 2017 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isni Kilaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e certifikimit të inspektorëve dhe auditorëve vendorë për sigurinë ushqimore. Gjatë kësaj ceremonie, e cila është organizuar nga USAID-i dhe MBPZHR-ja, shtatë ekspertë vendorë u pajisën me certifikatën inspektorë të GLOBAL.A.P-it dhe 15 të tjerë me certifikatën për auditor të HACCP-it, ku i gjithë procesi është bërë nga trupa certifikuese“AgroManagement”, nga Danimarka.

Me këtë rast, zëvendësministri Isni Kilaj, ka thënë se certifikimi i këtyre ekspertëve vendorë është një mundësi e mirë për agrobizneset vendore, pasi që në këtë mënyrë atyre do të ju ofrohet mbështetje profesionale për implementimin standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore në prodhimtarinë bujqësore.

Ai po ashtu, ka treguar se MBPZHR-ja edhe në vitin e ardhshëm do të ofrojë mbështetjen e saj për sektorin prodhues dhe përpunues në vend, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, që gjë sipas tij do të ndikojë që ato të jenë konkurrente edhe në tregun e huaj. Zëvendësministri Kilaj me këtë rast, ka falënderuar USAID-in për mbështetjen që i ka dhënë  bujqësisë në vazhdimësi viteve të fundit.

Në anën tjetër, James Hope, drejtor i USAID-it në Kosovë, tha se implementimi i standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore në prodhimtarinë primare dhe atë të përpunimit është njëra nga sfidat për sektorin e bujqësisë dhe sipas tij certifikimi i këtyre ekspertëve do të jetë një ndihmesë e madhe në këtë drejtim.

Po ashtu, gjatë kësaj ceremonie 469 prodhues të mjedrës, të cilët edhe janë anëtarë të shoqatës “Mjedra e Llapit” nga Podujeva,  janë pajisur me certifikatën e sigurisë së ushqimit GLOBAL.A.P për mjedrën e kultivuar.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO