MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Bletaria, një sektor i mbështetur dhe me potencial

01.10.2015

Prishtinë, 01 tetor 2015 - Në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë u hap sot “Panairi i Bletarisë”, nën organizimin e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës dhe me mbështetjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në hapje të këtij panairi një fjalë rasti mbajti edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.

Ai tha se ky panair është një mundësi më shumë për promovimin e këtij sektori që ka mjaft potencial në Kosovë. Januzi përmendi mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë nder vite por edhe këtë vit, duke theksuar se është përkrahje nga më e madhja që jepet në rajon për këtë sektor.
Zëvendësministri Januzi tha se mbështetja do të rritet në vitin e ardhshëm, si në pjesën e granteve ashtu edhe subvencioneve.

Nga ana tjetër, drejtues të Shoqatës së Bletarëve vlerësuan zhvillimin e këtij sektori deri më tani dhe mbështetjen e dhënë nga MBPZHR-ja. Ata thanë se duhet të punohet edhe më shumë në avancimin e këtij sektori në përgjithësi.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30