MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Bashkëpunimi rajonal, progres i qëndrueshëm ekonomik

26.04.2017

Prishtinë, 26 prill 2017 – Shkëmbimi i përvojave dhe ideve në mes vendeve të rajonit është i domosdoshëm për përmirësimin e politikave bujqësore dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale në nivel kombëtar dhe rajonal. Kështu u shpreh ministri Krasniqi në takimin që e zhvilloi sot me Sekretarin  e Grupit Punues Drejtues (SWG) për Zhvillim Rural Rajonal, Boban Iliq.

Me këtë rast, ministri Krasniqi e njoftoi më hollësisht Sekretarin e SWG-së me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet zhvillimore të kësaj ministrie dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë që këtij grupi punues t’u ofrojë përkrahje në çdo nevojë që u paraqitet.

Në anën tjetër z. Iliq e falënderoi ministrin Krasniqi për pritjen dhe duke qenë i njoftuar me zhvillimet ekonomike në vend, ai shprehu edhe njëherë gatishmërinë që të dyja organizatat të vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejmë për të arritur progres në sektorin e bujqësisë, si në nivel vendesh gjithashtu edhe në nivel rajonal.

SWG është një organizatë ndërkombëtare ndërqeveritare, e cila përbëhet nga institucionet qeveritare, përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural në vendet e Evropës Juglindore.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31