MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Bashkëpunim konkret Kosovë – Shqipëri në fushën e bujqësisë

09.04.2016

Sot ne konferencen per zhvillimin e bujqesise ne mes dy vendeve, Kosovës dhe Shqiperisë, zëvëndësministri Vezir Januzi takoi Ministrin e Bujqësisë së Shqiperisë, Edmond Panariti, Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Kryetarin e Pejes Gazmend Muhaxheri dhe Kryetarin e Odes ekonomike Safet Gerxhaliu

Zëvëndësministri Januzi foli për politikat zhvillimore në bujqësi dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë sector:

Fjalimi i zv.Ministrit.

I nderuari z. Edmond Panariti, ministri i ministresë së Bujqesisë së Shqiprisë I nderuari z Gazmen Muhaxheri , kryetar i komunës se Pejës , Të nderuar fermer prodhues dhe përpunues te produkteve bujqësore dhe agrushqomire.

Të nderuar pjesëmarrës Kam kënaqësinë dhe shpreh konsideratën time që jam sot në mesin tuaj me përgëzimet e MBPZHR për angazhimin dhe përkushtimin tuaj për bashkëpunim dhe koordinim për ecje të përbashkët edhe në sektorin agrorurual.

Për ne bashkëpunimi Kosovë- Shqipëri është shumë i një rëndësie të veçantë, më domethënës dhe emocional, kjo edhe nga aspekti tradicional, kombëtarë dhe vëllazëror.

Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve nuk ka munguar por pas nënshkrimit të marrëveshjes në fushën e bujqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë 23 mars 2015 në Tiranë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive me moton “NJË, TOKË-NJË POPULL –NJË ËNDËRR” , Janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’i dhënë fund barrierave të pa nevojshme për produktet bujqësore , për reformën legjislative dhe institucionale, promovimin e produkteve bujqësore dhe pjesëmarrje ne panaire ndërkombëtare, unifikimin dhe aplikimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore si dhe intensifikimin dhe ngritjen e bashkëpunimit edhe më të madhe dhe përmbajtjesor.

Ky bashkëpunim duhet te intensifikohet dhe zgjerohet edhe më shumë, Ne mundemi të bëjmë edhe me shume së bashku, i kemi të gjitha mundësitë dhe parakushtet dhe e kemi obligim kombëtar të punojmë dhe bashkëpunojmë edhe më shumë për zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenës ne dy vendet .

Po ashtu mund te ju informoj se Qeveria dhe MBPZHR, në kuadër te hartimi t dhe zbatimit te politikave sektoriale ne fokus të veçante e ka zhvillimin dhe ngritjen e sektorit agrorural prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore kualitativë . marketingun e produkteve bujqësore dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare përmes granateve dhe subvencioneve dhe format tjera të mbështetjes.

Më lejoni të ju informoj se ne po punojmë ngushte ne hartimin e zbatimin e politikave sipas politikave te përbashkëta bujqësore për zhvillim te qëndrueshëm te bujqësisë Kosovare në kuadër të mandatin dhe programit qeverisës të vendit. Si dhe hartimi e politikave në linjë me politikat e përbashkëta Bujqësore të BE-së.

Për një ekonomi konkurse dhe për ngrijën e mirëqene rurale ne Kosovë. Edhe pse Kosova një vend i vogël po me potencial të mirë për ngritjen dhe zhvillimin e sektorit bujqësor falë kushteve agroklimatike, tokës kualitative dhe ekologjike dhe gatishmërisë së të rinjve për tu marrë me bujqësi. Edhe ketë viti MBPZHR do te ndaj 46 milion euro granate dhe subvencione.

Ministria e Bujqësisë përmes programeve dhe projekteve me pagesa direke dhe projekte të zhvillimit rural dhe mbështetjes teknike përmes shërbimeve këshilluese po kontribuon në zhvillimin dhe avancimin e këtij sektori. Pas nënshkrimit te MSA, për Kosovën dhe fermerin Kosovarë është hapë një mundësi për tregun konkurrues te BE-së me produkte bujqësore dhe agro ushqimore kualitative te prodhuara sipas standardeve te BE-së , por ne duhet të punojmë edhe më shumë në shtimin e sipërfaqeve te punueshme , në ngritjen e kualitetit dhe marketingut dhe aspekt tjera konkurruese.

Ju faleminderit per vemendje.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30