MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Agrobizneset po prezantohen në Panairin Veror të Ndërmarrësisë

22.07.2015

Prishtinë, 22 korrik 2015 – Nga sot në Prishtinë  është hapur Panairin Veror i Ndërmarrësisë “Rajoni Qendër”, organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal  (ARDA).

Këtë panair sot e vizitoi edhe zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shefi i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, si dhe zyrtarë tjerë qeveritar dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare. 

“Bujqësia është prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës dhe faktor shumë i rëndësishëm  për zhvillimin ekonomik të vendit,  sektor ky i cili ofron mundësi të mëdha punësimi”, ka thënë zëvendësministri Januzi.

Ai gjithashtu theksoi se MBPZHR-ja ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë në masë të madhe në zhvillimin e qindra fermave dhe bizneseve përpunuese.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të  vazhdojë me angazhimet për  mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe do të thellojë bashkëpunimin me donatorë, si: BE-në, USAID,  FAO, etj. Përmes kësaj mbështetje në synojmë po ashtu që të rrisim kapacitetet tona prodhuese, përmirësimin e cilësisë dhe avancimin e teknologjisë dhe metodave të punës”, theksoi zëvendësministri Januzi.

Ai zhvilloi edhe biseda me ndërmarrësit të cilët po prezantojnë produktet e ndryshme të tyre në këtë panair, si: verë, mjaltë e produkte të tjera bujqësore dhe artizanale.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31