|
Xhabir Morina
Zëvendësministër Ministrisë së Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Datëlindja: 03.06.1959
Vendlindja: Gjilan
Vendbanimi i përhershëm: Ferizaj, Rr. ,,Lepenci'' nr. 7
Edukimi: Universiteti i Prishtinës / Fakulteti Filozofik / Departamenti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike, me notë mesatare 9.51 dhe i ka përfunduar provimet e nivelit Master me notë mesatare 10.00. Kursi Pasunieversitar 3 Mujor intensiv për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci i Akademisë Diplomatike Shqiptare.
Përvoja institucionale dhe politike: - Sekretar i Degës së PDK-së në Ferizaj, një mandat e më tepër, - Anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së që nga viti 2001, - Anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në dy mandate, - Drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit në Komunën e Ferizajt, mars 2008-qershor 2010, - Anëtar i Komisionit për Emërime të Larta dhe Disiplinë në Polici, nga 24 shtatori i vitit 2008.
Është autor i monografisë ,,Shembull qëndrese dhe pathyeshmërie'', kushtuar Rexhep Bislimit (1966-1998), komandantit të parë të UÇK-së për Ferizaj e rrethinë. Ka shkrime të botuara në gazetat e përditshme të Kosovës dhe në tre numra të revistës periodike POLITICUM të Asociacionit Kosovar të Studentëve të Shkencave Politike.
Komunikon me shkrim dhe me gojë në gjuhën serbokroate.
Jashar Çukiqi
Zëvendësministër Ministrisë së Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Datëlindja: 24.11.1957
Vendlindja: Prizren
Vendbanimi i përhershëm: Prizren, Rr. ,,Astrit Sluli'' nr. 9
Edukimi: Universiteti i Prishtinës / Fakulteti Juridik / Departamenti Juridik në Prishtinë. Vijon studimet master në Prishtinë, në drejtimin e së drejtës penale.
Përvoja institucionale dhe politike: Në vitin 2008 ka punuar në Entin Statistikor në Prishtinë, ku ka bërë regjistrimin formal të popullsisë civile. 10 nëntor 2010-Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë. Më 23.05.2011 emërohet si Zëvendës Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Njeh dhe komunikon katër gjuhë.
|